Ekskluzive: Rrahman Hoti u ndoq nga Policia pas vrasjes, tentoi të fshihej në oborrin e një shtëpie në Samadraxhë

Ekskluzive: Rrahman Hoti u ndoq nga Policia pas vrasjes, tentoi të fshihej në oborrin e një shtëpie në Samadraxhë

Written by

in

Ekskluzive: Rrahman Hoti u ndoq nga Policia pas vrasjes, tentoi të fshihej në oborrin e një shtëpie në Samadraxhë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e Rrahman Hotit, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Suharekë.

Sinjali mëson se pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë në arrati, derisa është hasur nga zyrtarët policorë në komunikacion.

Sipas informacioneve, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Suharekë ka nisur ndjekjen e tij, ndërsa Hoti, në përpjekje për t’u shmangur zyrtarëve policorë, kishte hyrë me veturë në oborrin e një shtëpie në afërsi të fshatit Samadraxhë.

Megjithatë, ai nuk arriti t’u shmangej zyrtarëve policorë. Rrahman Hoti është arrestuar nga patrulla policore e Stacionit të Policisë në Suharekë, të cilët e kanë nxjerrë nga vetura dhe e kanë vënë në pranga.

Arrestimi i tij erdhi pas ndjekjes policore, ndërsa i dyshuari tashmë ndodhet nën masat e organeve të rendit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali