I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan në arrati – Policia në kërkim të tij

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan në arrati – Policia në kërkim të tij

Written by

in

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan në arrati – Policia në kërkim të tij

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 11 tetor 2026, rreth orës 19:30, kur autoritetet kanë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, dyshohet se ka humbur jetën një mashkull i lindur në vitin 1997, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Policia ka konfirmuar se i dyshuari është një mashkull kosovar, i njohur për organet e rendit, i cili dyshohet se është larguar pas kryerjes së veprës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa po vazhdojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Motivi dhe rrethanat e vrasjes mbeten ende nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan në arrati – Policia në kërkim të tij appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali