
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Obiliq, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të Labinot Mirenës, duke pretenduar se largimi i tij nga Grupi i Asamblistëve të kësaj partie ishte vendosur zyrtarisht më 10 janar 2026.
Sipas reagimit të degës, vendimi ishte marrë nga Kryesia, në përputhje me statutin dhe rregullat e brendshme të partisë.
LDK-ja në Obiliq ka sqaruar se arsyeja e këtij vendimi ishte votimi i Mirenës në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, në kundërshtim me qëndrimin politik të partisë.
Përmes këtij reagimi, dega ka kundërshtuar deklarimin e Mirenës se ai kishte dhënë dorëheqje para një jave, duke theksuar se ekziston një vendim zyrtar i marrë muaj më parë.
“Për të shmangur çdo keqinformim të qytetarëve, ritheksojmë se qëndrimi zyrtar i LDK-së – Dega Obiliq mbështetet në vendimin e dokumentuar të organeve të saj. Çdo deklarim publik lidhur me këtë çështje duhet të pasqyrojë saktë faktet dhe kronologjinë e ngjarjeve”, thuhet në reagimin e degës.
Ky reagim nxjerr në pah mospajtimet lidhur me kohën dhe rrethanat e largimit të Mirenës nga grupi i asamblistëve të LDK-së në Obiliq.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali
The post “Dorëheqje apo përjashtim? LDK-ja në Obiliq ia kundërshton versionin Labinot Mirenës: E larguam që në janar për votën pro VV-së” appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali