Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

Written by

in

Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij

Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi është afruar drejt afatit për përfundimin e vizitës së tij në familje.

Ekipi i Klan Kosovës gjatë gjithë kohës ka qëndruar para shtëpisë së tij, ku në këto momente janë rikthyer veturat e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovës.

Me veturat e EULEX-it dhe nën shoqërinë e zyrtarëve të Gjykatës Speciale, Krasniqi është shoqëruar deri te shtëpia e tij, e të cilat më pas edhe do ta transferojnë sërish për në Hagë.

Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, para shtëpisë së Krasniqit, po qëndrojnë edhe një numër i qytetarëve që janë mbledhur për ta takuar atë, por një mundësi e tillë nuk i është lejuar as vëllait të tij.

Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

Herën e parë, ai ishte lejuar të vinte në Kosovë, pas vdekjes së vëllait të tij. /Klankosova.tv