Arrestohen katër persona në Mitrovicë të veriut, dyshohet se sulmuan dy policë

Arrestohen katër persona në Mitrovicë të veriut, dyshohet se sulmuan dy policë

Written by

in

Arrestohen katër persona në Mitrovicë të veriut, dyshohet se sulmuan dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Boris Kidriç”, ku dyshohet se gjithçka ka nisur brenda një lokali.

“Lidhur me informatën, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat, kanë kuptuar se dy zyrtarë policorë, të cilët në atë kohë ishin jashtë detyrës zyrtare dhe ishin duke qëndruar në atë lokal, fillimisht janë ofenduar nga disa persona në lidhje me punën e tyre zyrtare, e më pas edhe janë sulmuar fizikisht pasi kanë dalë jashtë lokalit, ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas vlerësimit të mjekut kujdestar.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, policia në vendin e ngjarjes ka arritur t’i arrestojë dy persona të dyshuar S. L. (2001) dhe U. L. (2005).

“Sipas procedurës pas verifikimit tek i dyshuari S. L. ka figuruar se i njëjti posedon edhe disa armë me leje në adresën e banimit të tij në Mitrovicë Veri e të cilat për momentin janë sekuestruar nga ana e policisë sipas udhëzimeve të prokurorit të Shtetit. Gjatë vazhdimit të veprimeve hetimore dhe punës intensive, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë edhe dy persona të tjerë si të përshirë në rast N. M. 2004 dhe L. M. 2005 me vendbanim në Mitrovice veri, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, po ashtu tek njëri nga këta është gjetur edhe një armë me leje e cila për momentin është sekuestruar nga ana e policisë.”, thuhet tutje.

Te katër personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, ndërsa me aktvendim ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre është hapur rasti për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’.