Zjarrvënie në qendër të Prishtinës – digjen disa vetura dhe një motoçikletë në garazh

Zjarrvënie në qendër të Prishtinës – digjen disa vetura dhe një motoçikletë në garazh

Written by

in

Zjarrvënie në qendër të Prishtinës – digjen disa vetura dhe një motoçikletë në garazh

Një zjarr i qëllimshëm dyshohet se është shkaktuar pas mesnatës në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, ku janë dëmtuar disa vetura dhe një motoçikletë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:45, Policia është njoftuar për një zjarr që kishte përfshirë garazhin e një objekti banesor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme në disa automjete dhe në një motoçikletë.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar asnjë person i lënduar.

Në lokacion ka dalë edhe eksperti i zjarrit, i cili pas ekzaminimit fillestar të vendit të ngjarjes ka konstatuar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht.

Rasti është trajtuar nga hetuesit rajonalë dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar si “Zjarrvënie”.

Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarrvënie në qendër të Prishtinës – digjen disa vetura dhe një motoçikletë në garazh appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali