Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove

Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove

Written by

in

Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove

Një rast vjedhjeje që dyshohet se kishte ndodhur rreth dy muaj më parë është zbardhur në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit, ku nga një pronë ishin marrë kabllo rryme, pjesë sanitare, agregate dhe klima.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 11 tetor, rreth orës 09:10, Policia është njoftuar për rastin dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pronari, N. J, ka deklaruar se rreth dy muaj më parë nga prona e tij ishin zhdukur disa kabllo rryme, pjesë sanitare, agregate dhe klima.

Pas veprimeve operative, Policia ka arritur ta identifikojë dhe ndalojë Arben Jashanicën, po ashtu nga fshati Ribar i Vogël.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe, sipas informatave të rastit, gjatë intervistimit ka pranuar se kishte vjedhur disa kabllo.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Klima, agregate e kabllo zhduken nga prona në Lipjan – kapet i dyshuari, pranon vjedhjen e kabllove appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali