Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy rasteve tragjike në Gjilan

Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy rasteve tragjike në Gjilan

Written by

in

Hyseni ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet të hënën në mëngjes, ku bashkë me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse do të koordinohen hapat për garantimin e sigurisë publike.

“Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës”, ka shkruar Hyseni në një postim në Facebook.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Hyseni ka theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet institucional, duke i ftuar qytetarët për maturi, qetësi dhe bashkëpunim me organet e rendit.

Burimi: RTKLive