KOS-CERT kërkon kujdes nga keqpërdorimi i numrave përmes Viber-it

KOS-CERT kërkon kujdes nga keqpërdorimi i numrave përmes Viber-it

Written by

in

KOS-CERT kërkon kujdes nga keqpërdorimi i numrave përmes Viber-it

KOS-CERT ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për raste të keqpërdorimit të numrave të telefonit gjatë regjistrimit të llogarive në aplikacionin Viber, përfshirë krijimin e llogarive pa autorizimin e pronarit të numrit dhe marrjen nën kontroll të llogarive ekzistuese.

Në reagimin që KOS-CERT e ka bërë në faqen zyrtare në Facebook, bëhet me dije se njoftimi ka ardhur nga Qendra Kombëtare Sllovene për Reagim ndaj Incidenteve të Sigurisë Kibernetike (SI-CERT), ku thuhet të jenë raportuar raste kur llogaritë Viber janë krijuar ose marrë nën kontroll pa ndërveprimin e viktimës, pa klikim në lidhje të dyshimta dhe pa dhënien e kodeve të verifikimit nga ana e përdoruesit.

“Në rastet e raportuara, përdoruesit mund të mos jenë në dijeni se numri i tyre është keqpërdorur, ndërsa kontaktet e tyre mund të shohin një llogari të re Viber të lidhur me numrin e tyre të telefonit. Në rastet e marrjes nën kontroll të llogarisë ekzistuese, përdoruesi mund të dalë automatikisht nga aplikacioni dhe të humbasë qasjen në të”, thuhet në njoftimin e KOS-CERT.

KOS-CERT rekomandon që të gjithë përdoruesit e Viber të ndërmarrin këto masa:

1. Aktivizoni verifikimin me dy hapa (2-Step Verification) në Viber: More → Settings → Privacy → 2-step verification.

2. Vendosni një PIN gjashtëshifror që nuk përdoret në shërbime të tjera.

3. Regjistroni një adresë elektronike të vlefshme për rikuperimin e PIN-it.

4. Mos i ndani me askënd kodet e verifikimit që pranoni përmes SMS-it ose telefonatave.

5. Mos u përgjigjni kërkesave të dyshimta për konfirmimin e llogarisë, edhe nëse ato vijnë nga persona që njihni.

6. Nëse humbni papritur qasjen në Viber, kontaktoni mbështetjen zyrtare të Viber dhe informoni kontaktet tuaja përmes një kanali tjetër komunikimi.

Për më shumë: