
Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Dardan Krasniqi ka komentuar dënimin e Hashim Thaçit, në procesin e dytë gjyqësor, aktgjykimi ndaj të cilit është shpallur një ditë më parë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Me këtë rast, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Krasniqi ka përmendur edhe shkrimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili përmes tij, vite më parë i kishte bërë thirrje Hashim Thaçit që të shkojë në Hagë.
Pikërisht, shkrimi “Shko Hashim”, sipas Krasniqit, nënkupton se Kurti nuk e dëshiron kthimin e Thaçit në Kosovë.
“Unë nuk pres prej një njeriu që thotë ‘Shko Hashim’ që bën ndonjë tentativë që thotë ‘Kthehu Hashim’. Besoj me tërë qenien time që z. Kurti nuk e ka as dëshirën minimale që z. Thaçi të kthehet në këtë vend”, deklaroi mes tjerash Krasniqi.
Për më shumë: