Punëtorët kanë mbetur pa paga për gati tre muaj, si pasojë e bllokimit të llogarisë bankare të ndërmarrjes në kuadër të një procedure përmbarimore që lidhet me një kontest gjyqësor.
Sipas NPB-së, bllokimi i llogarisë ka pamundësuar ekzekutimin e pagave për muajt gusht dhe shtator, duke krijuar vështirësi për punëtorët që presin kompensimin për punën e tyre, raporton RTKlive.
Nga ndërmarrja kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike dhe institucionale në dispozicion për mbrojtjen e interesit publik dhe pasurisë publike, duke respektuar njëkohësisht pavarësinë e gjyqësorit.
Situata e krijuar ka vënë në pah pasojat që bllokimi i llogarisë së ndërmarrjes po shkakton te punëtorët, të cilët po kërkojnë zgjidhje për realizimin e pagave të papaguara.
Burimi: RTKLive
