
Mauricio Pochettino i ka dërguar një mesazh të qartë tifozëve të Manchester Unitedit, duke shprehur entuziazmin e tij të madh për nisjen e kësaj aventure dhe duke dhënë sinjale se është i gatshëm t’i kthejë buzëqeshjen gjigantit anglez.
Në fjalët e tij të para drejtuar mbështetësve të klubit, trajneri ka theksuar rëndësinë e krijimit të një lidhjeje të fortë mes ekipit dhe tribunave.
“Përshëndetje, tifozë të Unitedit! Unë jam Mauricio Pochettino. Mezi pres t’ju takoj. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për ju”, ka deklaruar ai.
Duke vënë theksin te puna e përbashkët dhe mbështetja e pakushtëzuar nga tribuna, Pochettino ka shtuar se synimi kryesor mbetet rikthimi i rezultateve që i korrespondojnë madhësisë së klubit.
“Shpresoj që së bashku të sjellim gjithë lumturinë, duke punuar dhe duke krijuar një lidhje të fortë mes nesh. Do të jetë diçka e veçantë t’i kemi mbështetjen tuaj, për t’i motivuar lojtarët tanë të japin maksimumin në fushë dhe për të arritur rezultatet që i meritojmë”, ka përfunduar strategu argjentinas.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali