
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore tash e dy muaj nuk i kanë pranuar pagat që iu takojnë.
Javën e kaluar, në emisionin “Fol me Arin”, njëri nga punëtorët e NPB-së, Xhevat Prebreza, bëri të ditur se mosekzekutimi i rrogave vjen si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë nga ana e përmbaruesit privat, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti, ka deklaruar se këtë të hënë, do të mbahet protestë para Gjykatës Supreme.
Protesta është paralajmëruar të nisë nga ora 10:00.
Ndërkohë, përmes një reagimi, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026, dhe aktualisht është në shqyrtim.