
Anjeza, e pyetur nga Vëllai i Madh, ka folur për raportin e saj me Sharrin, duke theksuar se mes tyre ekziston një shoqëri shumë e mirë.
Ajo tha se e pëlqen kohën që kalojnë së bashku, pasi bëjnë shumë hajgare dhe kanë një raport të afërt shoqëror. Megjithatë, Anjeza bëri të qartë se e sheh Sharrin vetëm si shok, duke shtuar se ka një lidhje dashurie.
“Kam të dashur, jam në një lidhje. Me Sharrin e kam një raport shumë të mirë, një shoqëri shumë të mirë, bëjmë shumë humor. Por unë me të jam vetëm shokë. Unë e ngacmoj sepse kam qejf kështu dhe e dua, por ta pranoj, e dua me zemër”, ka thënë Anjeza para Vëllait të Madh.