Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

Written by

in

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me punën parlamentare.

Në këtë takim pritet të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së kaluar.

Sipas agjendës së propozuar, gjatë seancës plenare parashihet të trajtohen procesverbalet e seancave të mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Ndër pikat kryesore është edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës: dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Në rend dite është përfshirë edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali