Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit (VIDEO)

Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s'ka me ia marrë fytyrën shtetit (VIDEO)

Written by

in

Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s'ka me ia marrë fytyrën shtetit (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia e saj është kthyer në tryezën e bisedimeve me VV-në, duke vendosur një kauzë më të madhe mbi interesat partiake.

Mbrëmë në emisionin “Shoqet”, Musliu ka theksuar se PDK-ja nuk ka pasur kërkesa për poste politike apo pjesëmarrje në qeveri, por vetëm një kërkesë të cilën e ka cilësuar si thelbësore, procedimin e ligjit për Specialen, transmeton Klankosova.tv.

“Partia Demokratike e Kosovës ka dalë mbi interesat partiake, për shkak të një kauze shumë më të madhe se PDK-ja dhe secila parti tjetër në Kosovë, dhe jemi kthyer në tryezën e bisedimeve”, ka deklaruar Musliu.

Ajo ka shtuar se partia nuk ka kërkuar që dikush të bëhet president dhe as të marrë pjesë në qeveri, duke theksuar se kërkesa e vetme ka qenë procedimi i ligjit.

Musliu ka folur edhe për presidenten Justina Shiroka-Pula, së cilës ia ka uruar mandatin, duke shprehur besim të plotë në vendimmarrjen e saj.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Shiroka-Pulën e njeh prej 17 vitesh, që nga koha kur ajo ishte ministre, ndërsa Musliu ishte kandidate për asamble komunale.

Duke e cilësuar atë si intelektuale dhe vendimmarrëse, Musliu ka deklaruar se beson që presidentja e ka marrë mandatin me vetëdije të plotë dhe se nuk do të lejojë që interesat apo kalkulimet politike të ndikojnë në integritetin e saj.

“Duke e njohur si një intelektuale, vendimmarrëse, unë e kam besim të plotë në vendimet e Justina Shiroka-Pulës, dhe jam shumë e vetëdijshme për rolin e këshilltarëve, por besoj fort që Justina Pula e ka marrë me vetëdije të plotë këtë mandat, dhe jam shumë e bindur që për asnjë çmim e kalkulim, Justina Shiroka-Pula nuk ka me ia marrë fytyrën as vetes, as familjes, as shtetit”, tha deputetja.