
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia e saj është kthyer në tryezën e bisedimeve me VV-në, duke vendosur një kauzë më të madhe mbi interesat partiake.
Mbrëmë në emisionin “Shoqet”, Musliu ka theksuar se PDK-ja nuk ka pasur kërkesa për poste politike apo pjesëmarrje në qeveri, por vetëm një kërkesë të cilën e ka cilësuar si thelbësore, procedimin e ligjit për Specialen.
“Partia Demokratike e Kosovës ka dalë mbi interesat partiake, për shkak të një kauze shumë më të madhe se PDK-ja dhe secila parti tjetër në Kosovë, dhe jemi kthyer në tryezën e bisedimeve”, ka deklaruar Musliu.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Musliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali