Vjedhje e rëndë në Prishtinë, merren para, stoli ari e orë të ndryshme

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, merren para, stoli ari e orë të ndryshme

Written by

in

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 17:15.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kohës kur nuk ishte askush në shtëpi, persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur para të gatshme, dhe stoli ari e orë të ndryshme”, thuhet në raport.

Sipas ankuesit vlera e përgjithshme e dëmit është e konsiderueshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/