Lamborghini ka prezantuar Temerario Spyder, versionin e ri kabriolet të supermakinës së saj, që kombinon performancën e lartë me një sistem inovativ të çatisë së palosshme.
Për herë të parë, prodhuesi italian ka pajisur një model kabriolet me çati të fortë që tërhiqet në mënyrë elektrike, duke ruajtur karakteristikat sportive të versionit coupe.
Ndryshe nga sistemet tradicionale, çatia e Temerario Spyder vendoset vertikalisht pas ulëseve.
Çatia mund të hapet dhe të mbyllet edhe gjatë lëvizjes, me shpejtësi deri në 50 km/h.
Sa i përket performancës, Temerario Spyder fuqizohet nga një motor 4.0-litërsh V8 me dy turbo, i kombinuar me tre motorë elektrikë, që së bashku prodhojnë 907 kuaj fuqi.
Supermakina përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin në rreth 343 km/h. /Telegrafi/