Dy motra binjake identike, Aline Galiano dhe Alena Hahnle, kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si binjaket femra me më së shumti tatuazhe në botë, pasi kanë mbuluar rreth 70 për qind të trupit të tyre me tatuazhe shumëngjyrëshe.
Motrat, me origjinë nga Gjermania, jetojnë në Los Angeles të SHBA-së, ku drejtojnë studion e tyre të tatuazheve, Petunia TwinsInk.
Gjithçka nisi me një premtim që i kishin bërë nënës se do të realizonin vetëm nga një tatuazh.
Megjithatë, pas përvojës së parë, ato u pasionuan aq shumë sa tatuazhet u kthyen në profesionin dhe mënyrën e tyre të jetesës.
“Ajo që nisi si pasion u bë e gjithë jeta dhe karriera jonë”, ka treguar Aline
Fillimisht, nëna e tyre ishte e zhgënjyer nga vendimi për të vazhduar me tatuazhet, por sot është mbështetësja më e madhe e tyre.
Rrugëtimi i binjakeve nuk ishte i lehtë.
Gjatë pandemisë COVID-19, ato u detyruan të flinin në studion e tyre, ndërsa popullaritetin e fituan më vonë përmes TikTok-ut.
Sot, motrat vazhdojnë t’i shtojnë tatuazhet, madje bëjnë tatuazhe te njëra-tjetra të paktën një herë në muaj.
Edhe pse duken pothuajse identike, ato theksojnë se secila ka stilin e saj.
“Jemi të njëjta, por të ndryshme. Frymëzojmë njëra-tjetrën, por nuk kopjojmë”, ka thënë Alena.
Historia e tyre është përfshirë edhe në edicionin e vitit 2027 të Librit të Rekordeve Guinness. /Telegrafi/