I riu shqiptar në Zvicër, Fatlum Ajrulahi, ka shënuar një sukses të veçantë akademik, duke përfunduar studimet Master of Law (Master në Drejtësi) në Universitetin e Bernës me notën mesatare 5.86.
Me këtë rezultat, Ajrulahi është renditur i dyti në mesin e 130 studentëve të gjeneratës së tij, duke arritur një nga vlerësimet më të larta akademike në këtë program studimi, shkruan Telegrafi.
Arritjes së tij i shtohet edhe vlerësimi “summa cum laude”, që përfaqëson një nga dallimet më të larta akademike dhe dëshmon nivelin e lartë të suksesit të arritur gjatë studimeve.
Suksesi i Fatlum Ajrulahit përbën një tjetër shembull të të rinjve shqiptarë që po dallohen në universitetet prestigjioze evropiane, përmes rezultateve të larta dhe përkushtimit në arsimim./Telegrafi/