Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin e Speciales

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin e Speciales

Written by

in

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin e Speciales

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se ka marrëveshje për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

E pyetur nga gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, teksa Çitaku po hynte në sallën e seancave plenare të Kuvendit, se a ka marrëveshje për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, deputetja e PDK-së tha: “Ka marrëveshje”.

Njëjtë u shpreh edhe deputeti tjetër i PDK-së, Përparim Gruda. “Do të kemi” ligj sot, tha ai para gazetarëve.

Marrëveshja i referohet dakordimit mes PDK-së dhe LVV-së që ndryshimet në Ligjin për Specialen të votohen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.