
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku po pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kurti është parë me një shprehje serioze në fytyrë, ndërsa vëmendje kanë tërhequr edhe mimikat e tij.
Seanca, e paraparë të nisë në orën 10:00, është vonuar për më shumë se një orë e gjysmë, në mungesë të deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së.
Ndërkohë, zhvillimet vijnë pas takimit që Kurti pati me drejtuesit e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Bedri Hamza, ku temë diskutimi ishte edhe Ligji për Dhomat e Specializuara.
Burimi: Insajderi