Pas transferimit të Christos Tzolis nga Club Brugge gjatë verës së kaluar, për një shumë prej rreth 43 milionë funtesh, londinezët kanë vënë në shënjestër një tjetër futbollist të skuadrës belge.
Sipas “Fichajes.net”, në ‘radarin’ e Arsenalit është sulmuesi portugez Carlos Forbs, i cili po kalon një sezon shumë të mirë me paraqitjet e tij.
22-vjeçari ka tërhequr vëmendjen me formën e treguar si në nivel klubesh, ashtu edhe me përfaqësuesen e Portugalisë. Ai realizoi golin e tij të parë për ekipin e drejtuar nga Jorge Jesus në fitoren 3:2 ndaj Uellsit në Ligën e Kombeve.
Forbs ka regjistruar pesë gola dhe tetë asistime në 15 paraqitje këtë sezon, statistika që kanë zgjuar interesimin e disa klubeve evropiane.
Arsenali thuhet se mund të sigurojë shërbimet e tij për rreth 25 milionë funte, por konkurrenca për portugezin pritet të jetë e madhe.
Megjithatë, Club Brugge ndodhet në pozitë të favorshme në negociata, pasi kontrata e Forbsit është e vlefshme deri në vitin 2029, gjë që i mundëson klubit belg të kërkojë një shumë më të lartë për kartonin e tij.
Arteta synon të shfrytëzojë afatin kalimtar të janarit për të shtuar alternativa në repartin ofensiv, ndërsa Forbs është njëri prej emrave që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit anglez.
Burimi: RTKLive
