
Pas ardhjes së djeshme të ish-kryetarit të Kuvendit në Kosovë, i liruar për çështje humanitare nga burgu në Hagë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij, Jakup Krasniqi po qëndron nën masa të shtuara sigurie dhe nën përcjellje të forcave të EULEX-it.
Sipas raportimeve të gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami, Krasniqi është duke qëndruar që prej orës 08:30 të mëngjesit në shtëpinë e tij në Velani për të vazhduar ditën e dytë të vizitës.
“Katër ditë të qëndrimit të tij, ashtu siç kemi raportuar që nga dita e djeshme, do të jenë në dy seli kryesore: në selinë e EULEX-it, dhe te shtëpia e tij në Velani të Kryeqytetit”, raporton gazetarja.
Në Velani, situata ka qenë e qetë, e siguruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ndërsa ekipi i EULEX-it po qëndron pak më poshtë shtëpisë së Krasniqit.
Për më shumë detaje, ndiq linkun e mëposhtëm: