Mbrojtësi uruguaian iu bashkua Liverpoolit në fillim të këtij sezoni, në formë huazimi nga kampionët e La Ligës, pasi kishte humbur vendin në formacionin e trajnerit Hansi Flick.
Kalimi në Angli duket se i ka dhënë një impuls të ri karrierës së 27-vjeçarit, i cili është përshtatur në rolin e mbrojtësit të djathtë nën drejtimin e Andoni Iraolas.
Liverpooli është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 47 milionë funtesh për ta bërë transferimin e tij të përhershëm. Megjithatë, vetë futbollisti preferon të presë deri në përfundim të sezonit përpara se të marrë një vendim për të ardhmen.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka lënë të kuptohet se klubi katalanas nuk do ta pengonte largimin e tij, nëse kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.
“Është një çështje që do të trajtohet verën e ardhshme. Por, unë jam i lumtur për të. Ne duam atë që është më e mira për klubin. Ai ka qenë kapiten këtu gjatë viteve të fundit. Nëse është i lumtur dhe vendos të qëndrojë, ndërsa gjërat shkojnë mirë për ne, edhe ne do të jemi të kënaqur. Por, edhe pak para nuk do të na bënin keq”, ka deklaruar Deco.
Kështu, vera e vitit 2027 mund të sjellë ndarjen përfundimtare të Araujos me Barcelonën, ndërsa Liverpooli duket i gatshëm të investojë për ta mbajtur mbrojtësin uruguaian në “Anfield”.
Burimi: RTKLive
