Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

Written by

in

Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar një person në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Rasti ka ndodhur në mesnatën e së dielës, derisa shtetasi i huaj është shoqëruar në polici, nën dyshimet se ka falsifikuar dokumentin.

“Është shoqëruar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që dyshohet se kishte falsifikuar polisën e sigurimit kufitare të R. Kosovës.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas forcave të rendit, rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante. /Klankosova.tv