Nesër varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Nesër varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Written by

in

Nesër varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morinës dhe Berhan Zekës, të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut në Gjermani, do t’u jepet nesër.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Leart Morinës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sopniq, ndërsa ceremonia e varrimit të Berhan Zekës do të mbahet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Pataqan i Poshtëm.

Si ndodhi aksidenti?

Sipas hetimeve paraprake të policisë gjermane, dyshohet se drejtuesi 18-vjeçar humbi kontrollin mbi automjetin e tij, derisa po kryente një manovër parakalimi me shpejtësi të lartë, në segmentin rrugor mes vendbanimeve Dellmensingen dhe Donaurieden, në afërsi të Erbachut.

Automjeti i tij fillimisht u përplas me disa vetura të tjera, përpara se të goditej ballë për ballë me një makinë që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa automjeti i drejtuesit 18-vjeçar u copëtua në disa pjesë. Në vendin e ngjarjes intervenuan një numër i madh i ekipeve emergjente, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës, si dhe kapelanë të krizave.

Rruga B311, në segmentin mes vendbanimeve Dellmensingen dhe Donaurieden, mbeti e mbyllur për qarkullim për më shumë se 20 orë.

Policia ka bërë të ditur se për përcaktimin e shkakut të saktë dhe rindërtimin e dinamikës së aksidentit është angazhuar një ekspert. Hetimet në vendngjarje kanë vazhduar edhe të hënën, ndërsa autoritetet kanë marrë në pyetje dëshmitarët për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali