
Sylë Dakaj mbeti i vrarë gjatë ditës së djeshme në një parking të një qendre tregtare në qytetin e Suharekës.
Dorasi i dyshuar në këtë rast është Rrahman Hoti, i cili u arrestua pak kohë pas kryerjes së krimit.
Familja e të ndjerit ka njoftuar se varrimi i Dakajt do të bëhet sot nga ora 15:30 në fshatin Vërshec të Suharekës.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e babait tonë, Syle Rifat Dakaj. Varrimi bëhet në fshatin Vërshec në ora 15:30”, shkroi i biri i Sylë Dakajt në Facebook.
