Dita e dytë e vizitës: Jakup Krasniqit nuk i lejohet as sot t’i takojë vëllezërit (VIDEO)

Dita e dytë e vizitës: Jakup Krasniqit nuk i lejohet as sot t'i takojë vëllezërit (VIDEO)

Written by

in

Dita e dytë e vizitës: Jakup Krasniqit nuk i lejohet as sot t'i takojë vëllezërit (VIDEO)

Ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, nuk po i lejohet t’i takojë vëllezërit as gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, bën të ditur se Krasniqi përveç familjes së ngushtë nuk është lejuar t’i takojë familjarët e tjerë.

Ajo tha se ka pasur tentativa nga vëllau i tij për ta takuar, por se kjo nuk është lejuar, me arsyetimin se po prishet rendi dhe vizita.

Krasniqi, vizitën e tij e ka filluar ditën e djeshme, pasi u lejua nga Haga të vijë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.