MIT: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin në autostradën “Ibrahim Rugova”

MIT: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin në autostradën “Ibrahim Rugova"

Written by

in

Sipas Ministrisë, në disa segmente të autostradës po zhvillohen punimet rehabilituese, ndërsa për segmentet e tjera është duke u realizuar riprojektimi. Pas përfundimit të tij, do të vijojnë procedurat për kontraktimin e punimeve të sanimit.

Paralelisht, po kryhen analiza dhe vlerësime teknike për identifikimin e zonave që kërkojnë ndërhyrje shtesë.

Ministria thekson se siguria e qytetarëve mbetet prioritet dhe se përmes këtyre ndërhyrjeve synohet të sigurohet stabiliteti i skarpateve dhe qarkullim më i sigurt për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës.

Burimi: RTKLive