Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar tri armë të llojeve të ndryshme, si dhe municion që mund të shërbejë si provë në hetimet për rastin.
Në mesin e dëshmive të sekuestruara janë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri e tipit M48 dhe një pistoletë pa kafkë. Po ashtu, Policia ka konfiskuar 68 fishekë dhe katër gëzhoja.
Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të mëtejmë të rrethanave të vdekjes.
Autoritetet policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit, i cili ende nuk është arrestuar.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.
Burimi: RTKLive
