Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Kosovës.
Në njoftimin e saj, Ambasada ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Këto prioritete, sipas njoftimit, përfshijnë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë.
Burimi: Dukagjini
