Bajrami demanton shifrën e 100 mijë vendeve të reja të punës: Trusti tregon shifra të tjera

Bajrami demanton shifrën e 100 mijë vendeve të reja të punës: Trusti tregon shifra të tjera

Written by

in

Bajrami demanton shifrën e 100 mijë vendeve të reja të punës: Trusti tregon shifra të tjera

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar pretendimet e Qeverisë për krijimin e 100 mijë vendeve të reja të punës, duke iu referuar të dhënave të Trustit Pensional.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka krahasuar numrin e kontribuuesve në Trust gjatë dy periudhave katërvjeçare, 2017–2021 dhe 2021–2025.

Sipas shifrave që ajo ka publikuar, në periudhën 2017–2021 numri i kontribuuesve është rritur për 51 mijë, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2025 rritja ka qenë 42 mijë.

Bajrami ka theksuar se, bazuar në këto shifra, rritja e numrit të kontribuuesve në katërvjeçarin paraprak ka qenë për 9 mijë më e madhe sesa gjatë katër viteve të Qeverisë aktuale.

Ajo i ka cilësuar si propagandë deklaratat për 100 mijë vende të reja pune dhe ka kërkuar nga Qeveria të tregojë se ku janë krijuar këto vende pune.

“Se në Trust nuk po figurojnë!”, ka shkruar Bajrami në reagimin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali