Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%

Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%

Written by

in

Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase, të dashurës së tij, në Fushë-Kosovë më 2023.

“I pafajshëm 100 për qind”, tha Nika, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 shkurt 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.

Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm, transmeton Klankosova.tv

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij, tani të ndjerën M.K-U., e kishte goditur vazhdimisht dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun jashtë hotelit.

Sipas aktakuzës, pasi kishin hyrë në hotel dhe në dhomën ku po qëndronin, i pandehuri Nika, me qëllim që ta privonte nga jeta të ndjerën M.K-U., kishte vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj saj, duke e dërguar në qoshe të dhomës, nga ku ajo nuk kishte mundësi të largohej.

Tutje, sipas aktakuzës, nga goditjet dhe shtyrjet që i kishte bërë të ndjerës, Nika e kishte nxjerrë kornizën e dritares dhe e kishte hedhur atë nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati i gjashtë. Si pasojë e lëndimeve të marra, e ndjera, edhe përkundër trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3, i Kodit Penal.