Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik të ambasadores Ziv.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e inovacionit.
Ambasadorja Ziv shprehu gatishmërinë për të mbështetur shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në këtë fushë.
Ndërkaq, Kusari-Lila e falënderoi ambasadoren për angazhimin dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.
Burimi: RTKLive
