Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, delegacioni është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ndërsa pjesë e tij ishin edhe prokurorët Bekim Kodraliu, Kastriot Memaj dhe Ilir Morina.
Gjatë vizitës në Paris, delegacioni ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve kryesore franceze dhe evropiane.
Burimi: RTKLive
