
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se kartoni i kuq i Ryan Gravenberch ishte momenti vendimtar në humbjen 3-0 ndaj Manchester Cityt.
Gravenberch u përjashtua në minutën e 62-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Jeremy Doku.
Deri në atë moment, Liverpooli kishte zhvilluar një pjesë të parë të mirë, por Manchester City e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe shënoi dy gola brenda gjashtë minutash.
Erling Haaland dhe Jeremy Doku realizuan për vendasit, ndërsa Rayan Cherki shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e Cityt.
Pas ndeshjes, Van Dijk tha se përjashtimi i bashkëlojtarit e vështirësoi dukshëm lojën për Liverpoolin.
“Pjesa e dytë, kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen, sidomos kur pësuam gol shumë shpejt pas tij. Fakti është se mbetëm me dhjetë lojtarë dhe pësuam menjëherë, duke e bërë sërish një ndeshje të vështirë kundër tyre”, deklaroi holandezi.
Ai shtoi se Liverpooli kishte treguar intensitet në pjesën e parë, por nuk arriti të krijonte raste të mëdha për shënim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Van Dijk tregon momentin që i kushtoi Liverpoolit në humbjen ndaj Cityt appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali