
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj, si masë preventive pas dëmeve dhe avarive të shkaktuara nga erërat e forta në infrastrukturën energjetike.
Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja po bëhet me kërkesë të Policisë së Kosovës, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve.
KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po veprojnë në koordinim me institucionet përkatëse.
Burimi: Insajderi