
Darka e të nominuarve, ku banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova po u përgjigjen pyetjeve të publikut, ka vazhduar me Valdetin.
Ai është pyetur se cilin banor do ta largonte nga shtëpia sonte, nëse do të kishte mundësi të merrte një vendim të tillë.
Valdeti ka zgjedhur Arlindën, duke arsyetuar se ajo, sipas tij, shpesh bie në kundërshtim me vetveten, njofton Klankosova.tv.
“Liki vjen shumë shpesh në kundërshtim me veten. Rasti i fundit me Fuego dhe Nichin, përderisa çohet dhe thua ‘fake’ dhe i thua të gjitha, më pas e beson dhe e cenon privatësinë e dikujt tjetër. Prek tema që nuk duhet të preken dhe më jep një energji negative”, ka deklaruar Valdeti.