
Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Edicionin Special”, ka dhënë detaje nga seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila po vazhdon.
Ajo bëri të ditur se, pavarësisht ndërprerjes së energjisë elektrike në Kuvend, deputetët i janë rikthyer menjëherë debatit pas rikthimit të saj.
Sipas Latifit, në fokus të diskutimeve në atë moment ishte buxheti i shëndetësisë, konkretisht projektet që duhet të përfshihen në të.
Debati po zhvillohej mes deputetit të PDK-së, Elmi Reçica, dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku një nga çështjet e ngritura ishte edhe spitali i Ferizajt.
“Aktualisht po diskutohet dhe debatohet nga Arben Vitia dhe Elmi Reçica se çka duhet të përfshihet në buxhet, më saktësisht te buxheti i shëndetësisë. Diskutimi është duke u bërë rreth spitalit të Ferizajt”, ka bërë të ditur Latifi.
Gazetarja ka dhënë edhe detaje të tjera lidhur me diskutimet dhe qëndrimet e shprehura nga dy zyrtarët gjatë seancës parlamentare.
Për më shumë: