
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2027, duke ngritur shqetësimin për gjendjen ekonomike të pensionistëve.
Ajo ka thënë se me pensionin prej 150 eurosh, të moshuarit e kanë të vështirë të mbulojnë shpenzimet mujore, veçanërisht ato për barna.
Jashari ka pyetur se si mund t’i ndajë një pensionist 150 euro për të paguar barnat dhe për të mbuluar shpenzimet e tjera të një muaji.
Sipas saj, në projektbuxhetin e paraqitur, Qeveria nuk e ka përcaktuar shumën e rritjes së pensioneve.