Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Written by

in

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në këtë seancë do të trajtohen disa çështje me rëndësi institucionale dhe legjislative, raporton Ekonomia Online.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës është përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Nagavci ka njoftuar se deputetët do të shqyrtojnë edhe në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ajo ka theksuar rëndësinë e miratimit të këtij projektligji, duke përmendur ndikimin e tij në buxhetin e vendit dhe rëndësinë për bashkëpunimin rajonal.

“U pajtuam po ashtu që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, apo i njohur ndryshe si një projektligj i cili është shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar për shkak të rëndësisë që ka, edhe për shkak të domosdoshmërisë që të miratohet sa më shpejt”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka vlerësuar se miratimi i tij do të kishte rëndësi edhe në aspektin financiar dhe të integrimit rajonal.

“Sepse përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit”, ka thënë ajo.

Gjatë deklarimit të saj, Nagavci ka bërë të ditur gjithashtu se është njoftuar edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Sipas saj, pas përfundimit të konkursit do të vijojë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të këtij institucioni.

“Përveç kësaj, u njoftua edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil, dhe pastaj, natyrisht, pas mbylljes së konkursit do të vazhdojë edhe me përzgjedhjen e tyre për këtë institucion të ri të rëndësishëm”, ka deklaruar Nagavci.

Burimi: RTKLive