Deri më 31 tetori, qeveria e Mickoskit nuk kishte transferuar 51 milionë euro nga kontributet e pensioneve të qytetarëve në shtyllën e dytë të pensioneve, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, këto janë para që punëtorët i lënë mënjanë nga pagat e tyre çdo muaj për një pension të sigurt dhe dinjitoz.
“Qeveria e Mickoskit po vë në rrezik kursimet e pensioneve të më shumë se 650,000 qytetarëve. Institucionet, Fondi Pensional, kanë një detyrim ligjor për të transferuar kontributet në shtyllën e dytë të pensioneve brenda pesë ditëve. Dhe kanë kaluar muaj”.
“Kjo nënkupton përgjegjësi penale që duhet të fillojë me Nikola Memov, drejtor i Fondit Pensional. LSDM kërkon që paratë të transferohen menjëherë dhe që Prokuroria Publike të veprojë dhe të përcaktojë përgjegjësinë”.
“Punëtorët i kanë fituar ato para. Qeveria është e detyruar t’i transferojë ato, dhe ata që janë përgjegjës për vonesën duhet të mbahen përgjegjës”, thonë nga LSDM.