
Fiona, hipopotami i famshëm i kopshtit zoologjik në Cincinnati të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ngordhur pasi pësoi komplikime shëndetësore nga gëlltitja e një kapeleje të thurur.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kopshti zoologjik, i cili njoftoi se, pavarësisht përpjekjeve të shumta të veterinerëve për ta shpëtuar, Fiona nuk arriti të mbijetonte.
Sipas njoftimit, kapela kishte përfunduar në hapësirën e hipopotamit rreth 11 ditë më parë, pasi një vizitor e kishte hedhur në ajër dhe një ventilator e kishte drejtuar aksidentalisht brenda rrethimit.
Fiona ishte bërë e njohur ndërkombëtarisht në vitin 2017, kur kishte lindur gjashtë javë para kohe, me peshë vetëm 13.2 kilogramë.
Historia e saj ishte ndjekur nga miliona njerëz në rrjetet sociale, duke e shndërruar në njërën prej kafshëve më të dashura të kopshtit zoologjik në Cincinnati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali