
Arsenali do të duhet të presë edhe katër javë për rikthimin e Bukayo Sakës.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta, i cili bëri të ditur se sulmuesi anglez ka ende kohë për rikuperim.
Saka pësoi një lëndim në muskujt e kofshës gjatë ndeshjes kundër Bayern Munichut dhe pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të rëndësishme të Arsenalit.
“Ka qenë një lëndim prej rreth tetë javësh. Ai tashmë ka kaluar katër dhe i kanë mbetur edhe katër të tjera”, deklaroi Arteta.
Kështu, londinezët do të vazhdojnë të jenë pa një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.