Zyrtare: Courtois rinovon me Real Madridin

Zyrtare: Courtois rinovon me Real Madridin

Written by

in

Portieri belg ka rinovuar marrëveshjen edhe për një vit, duke e shtyrë afatin e saj nga qershori i vitit 2027 deri në qershor të vitit 2028.

Courtois është një nga figurat kryesore të skuadrës madrilene që prej transferimit nga Chelsea në verën e vitit 2018, kur mori pozitën e portierit të parë, duke zëvendësuar Keylor Navasin.

Gjatë qëndrimit në “Santiago Bernabeu”, 34-vjeçari ka qenë pjesë e një periudhe të suksesshme të klubit, duke fituar një numër të madh trofesh.

Në mesin e sukseseve të tij me fanellën e Real Madridit janë dy tituj të Ligës së Kampionëve, tre kampionate të La Ligës, një Kupë e Mbretit, dy Superkupa të Evropës dhe tre Kupa të Botës për Klube.

Me rinovimin e kontratës, Reali siguron vazhdimësinë e një prej portierëve më të rëndësishëm në historinë e tij të viteve të fundit.

Burimi: RTKLive