Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

Written by

in

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se Aleanca ka ngritur në ajër avionët luftarakë në përgjigje të shkeljeve të hapësirës ajrore të Polonisë, për të cilat autoritetet në Varshavë kanë fajësuar Rusinë.

Rutte i cilësoi këto shkelje si serioze dhe konfirmoi se kishte zhvilluar një bisedë me kryeministrin polak, Donald Tusk, për të diskutuar situatën.

Sipas tij, incidenti përbën një rrezik të qartë për sigurinë dhe lidhet drejtpërdrejt me luftën që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës.

“Ky incident është qartazi i rrezikshëm – një pasojë e luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës”, deklaroi Rutte.

Kreu i NATO-s dënoi gjithashtu sulmet ruse, duke theksuar se Aleanca qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë.

Ai siguroi se NATO do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj për të parandaluar kërcënimet dhe për të mbrojtur vendet anëtare. /Telegrafi/