“Kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin”/ Takimi i ministrit Hoxha me homologun izraelit në Shqipëri

“Kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin”/ Takimi i ministrit Hoxha me homologun izraelit në Shqipëri

Written by

in

“Kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin”/ Takimi i ministrit Hoxha me homologun izraelit në Shqipëri

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bashkë me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në ekonomi, siguri, teknologji dhe turizëm.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit në Tiranë, Hoxha e cilësoi vizitën një moment të rëndësishëm, duke shtuar se miqësia historike mes Shqipërisë dhe Izraelit po shndërrohet në një partneritet gjithnjë e më të fortë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

Një nga zhvillimet kryesore të vizitës ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunimin e Përgjithshëm mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Izraelit.

Dokumenti synon të krijojë një mekanizëm të strukturuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë, tregtinë, inovacionin, teknologjinë, bujqësinë, energjinë, shëndetësinë, arsimin, sigurinë, turizmin dhe kulturën.

Ndër të tjera, Hoxha tha se:

“Dënojmë me forcë veprimtaritë destabilizuese të vazhdueshme të Iranit dhe të grupeve të lidhura me të, si dhe sulmet e tij të fundit në mbarë Lindjen e Mesme, të cilat kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Duke pasur parasysh politikat dhe veprimet e Iranit kundër Shqipërisë, por edhe kundër partnerëve tanë, ne kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Gjithashtu, krahas vendeve dhe partnerëve të tjerë, Shqipëria e ka shpallur Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit dhe Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike organizatë terroriste.” /Klankosova.tv