Roma synon transferimin e Ernest Muçit, klubi italian përgatit ofertën prej 22 milionë eurosh

Roma synon transferimin e Ernest Muçit, klubi italian përgatit ofertën prej 22 milionë eurosh

Written by

in

Roma synon transferimin e Ernest Muçit, klubi italian përgatit ofertën prej 22 milionë eurosh

Paraqitjet e mira të Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit dhe Kombëtaren shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura evropiane, ndërsa një interesim konkret për sulmuesin shqiptar raportohet se ka shfaqur Roma.

Sipas mediave turke, klubi italian e ka vendosur Muçin në listën e objektivave për përforcimin e skuadrës, me trajnerin Gian Piero Gasperini që thuhet se e vlerëson profilin e futbollistit shqiptar.

Madje, raportimet bëjnë të ditur se Roma është e gatshme të ofrojë 22 milionë euro për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Muçi po kalon një periudhë pozitive në futbollin turk, ku paraqitjet me Trabzonsporin, së bashku me ato në fanellën e Kombëtares shqiptare, kanë ndikuar në rritjen e interesimit për të.

Një transferim i mundshëm në kryeqytetin italian do t’i mundësonte sulmuesit shqiptar të vazhdonte karrierën në Serie A, nën drejtimin e Gasperinit dhe në një prej klubeve më të njohura të futbollit italian.

Megjithatë, deri më tani mbetet e paqartë nëse interesimi i Romës do të konkretizohet me një ofertë zyrtare dhe nëse Trabzonspori do të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e futbollistit shqiptar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali